Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Në mesazhin e tij ngushëllues, Ahmeti vlerësoi kontributin dhe sakrificën e Fadil Osmanit, i cili ishte pjesë e brezit që iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke u angazhuar për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Ai theksoi se vepra dhe kontributi i tij do të mbeten përherë pjesë e kujtesës sonë kombëtare.
Me këtë rast, Faton Ahmeti u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij! Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Ahmetit.
Ja postimi plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit, ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ai ishte pjesë e brezit që iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës sonë.
Familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve, ngushëllimet më të sinqerta.
Lavdi jetës dhe veprës së tij! 🇦🇱
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus! 🤲
