AKTUALE

“Për BDI-në më të kapshme janë zgjedhjet lokale bashkë me parlamentaret” – Ahmeti tregon se nëse Taravari i bashkohet Frontit Kombëtar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur para mediave për zhvillimet e fundit në Frontin Europian dhe për të ashtuquajturin Fronti Kombëtar, raporton TV21.

Ai tha se për partinë e integristëve më e “kapshme do të ishte që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

I pyetur se a i bashkohet Frontit Kombëtar edhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Ahmeti tha se “koordinohen aktivitetet dhe se nuk është çështja nëse do t’i bashkohet ose jo Frontit Kombëtar”.

“U bëhet një shërbim goxha i mirë elektoratit shqiptar, por edhe komuniteteve tjera, sepse ne jashtë trajtimit nuk i lemë edhe komunitetet e vogla, por i tërë është një proces i filluar dhe akoma nuk ka marrë epilog përfundimtar”, tha Ahmeti.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj uron festën e 28 Nëntorit: Le të na frymëzojë të gjithëve krenaria e trashëgimisë sonë dhe uniteti i popullit tonë

Gjyla Halili

Bexheti: Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të hyjë kandidati i BDI, Bujar Osmani

Gjyla Halili

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjyla Halili