AKTUALE

Ivan Ivanaj zgjidhen zëvendëskryetar i parë i Forumit Shqiptarë

Kuvendi i Forumit Shqiptar, i mbajtur në Tuz, shënoi një moment të rëndësishëm në organizimin dhe konsolidimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këtë kuvend, Nik Gjeloshaj u zgjodh kryetar i Forumit Shqiptar, ndërsa Ivan Ivanaj u zgjodh zëvendëskryetar i parë dhe Artan Çobi zëvendëskryetar i dytë. Ferhat Dinosha mori titullin e kryetarit të nderit të këtij subjekti politik.

Gjatë punimeve të kuvendit u miratuan dokumentet programore dhe statutare, si dhe u përcaktuan organet drejtuese të Forumit Shqiptar.

Forumi Shqiptar synon të jetë një platformë e përbashkët për përfaqësimin e shqiptarëve nga Malësia, Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Tivari, Plava, Gucia, Rozhaja dhe të gjitha trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, duke mbajtur një lidhje të vazhdueshme edhe me diasporën.

Në deklaratën e publikuar pas kuvendit, u theksua se arritjet e deritanishme, si fitimi i statusit të komunës së pavarur të Tuzit, forcimi i përfaqësimit institucional dhe realizimi i projekteve zhvillimore, përbëjnë themelet mbi të cilat do të ndërtohet veprimtaria e ardhshme.

Forumi Shqiptar bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin për integrimin evropian të Malit të Zi, barazinë e qytetarëve, decentralizimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë.

Kuvendi në Tuz shënoi kështu fillimin e një etape të re organizative, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Banner

Related posts

VLEN:BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

Gjyla Halili

Rexhepi: Provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim, nënçmim për një komunitet të tërë

Gjyla Halili

“Askush nuk jep vajzë”, bëhet virale deklarata e Abazoviqit kur pyetet për martesë

admin