AKTUALE

Shembja e Keopsit të Korrupsionit dhe Agimi i Virtutit Demokratik!

Manifesti i Kohës Sonë:
Shkruan: Azgan Haklaj
Shembja e Keopsit të Korrupsionit dhe Agimi i Virtutit Demokratik!

Nga Budapesti në Beograd, nga Banja Luka në Tiranë, dhe deri në portat e lëkundura të Romës e Parisit, e madje deri te projektet ideologjike të Moskës, muri i madh i autokracisë hibride po shembet me bujë.
Ajo që po ndodh sot nuk është thjesht një rrotacion i zakonshëm politik apo një krizë e izoluar elektorale; është një tërmet gjeopolitik dhe moral, një përplasje epokale ku qytetarët, rinia dhe forca e virtytit qytetar po çmontojnë strukturat më të errëta të sundimit të keq.
I- Rënia e Aksit të Autokratëve:
Nga Budapesti te Ballkani!
Për më shumë se një dekadë, rajoni ynë dhe pjesë të Europës Qendrore e Lindore u mbajtën peng nga një aks i hekurt i liderëve të fortë:
Viktor Orban dhe qeverisja e tij e autokracisë hibride:
Arkitekti i të ashtuquajturës “demokraci illiberale”, Viktor Orban, ngriti në Hungari një model qeverisës ku kapja e institucioneve të pavarura, kontrolli i rreptë mbi mediat, ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe klientelizmi i thellë ekonomik u përdorën për të çmontuar frenat dhe balancat demokratike.
Nën petkun e mbrojtjes së sovranitetit kombëtar, qeverisja e tij kanalizoi fondet publike dhe ato europiane drejt një rrethi të ngushtë besnikësh. Megjithatë, kjo ngrehinë u shemb përballë revoltës masive qytetare në Hungari, duke i dhënë fund pushtetit të tij 16-të vjeçar dhe duke lënë pa mburojë e pa model frymëzues rrjetin e autokratëve europianë.
Aleksandar Vuçiç në Serbi:
Sivëllau i Edi Ramës Vuçiçi pranoi humbjen përballë një vale të fuqishme qytetare dhe studentore, e cila i dha fund projekteve të dominimit rajonal si “Open Balkan” dhe manipulimeve administrative, përfshirë pasivizimin e adresave me të cilin u shuan shpresat për rritjen e mandateve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Megjithatë shqiptarët morën 2 mandate dhe janë në betejë edhe për një mandat.
Fitore historike e shqiptarëve.
Në parlament futet dhe aleanca e hungarezëve të Vojvodinës me 3 mandate!
Daçiçit nuk i ndezi deklerata e tij për valvitjen së shpejti të flamujve serb’ në Prizren
Ai mori shumë pak vota dhe partia e tij do të mbetet jashtë parlamentit.
Vuçiçin e Daçiçin nuk i shpetoj dot as Radoiçiçi.
Ky trinom famëkeq kriminal u fundos.
Studentët nxorën në pension Aleksandër Vuçiçin- Ivica Daçiçin – Morko Vulin-in.
Milorad Dodik në Bosnjë e Hercegovinë:
Mbetet tani i izoluar, i zhveshur nga oksigjeni politik i aleatëve të tij tradicionalë.
Forcat e reja mundën elitat tradicionale në Rumani e Bullgari.
Radhën e rënies e ka Mickovski e Stoilkoviçi në Maqedoninë e Veriut.
Kjo dallgë do të shkatërroi përfundimisht edhe mitin e “stabilokracisë, iluzionin e rremë se paqja në rajon mund të blihet duke mbyllur sytë para shkeljes së lirive të qytetarëve dhe kapjes së shtetit.
II- Keopsi i Korrupsionit:
Kleptokracia, Oligarkia, Plutokracia, Kakistokracia, Oklokracia dhe Mobokracia!
E gjithë kjo perandori e rënë nuk ishte gjë tjetër veçse një “Keops i Korrupsionit”, një strukturë piramidale e ngritur mbi gjashtë shtylla të kalbura:
Kleptokracia:
Sistemi ku shteti është shndërruar në një pronë private për të zhvlerësuar djersën e qytetarëve dhe për të mbushur llogaritë offshore të oborrit të pushtetit.
Oligarkia:
Karteli i pazarllëqeve dhe i tenderëve, ku ortakët e mëdhenj të ekonomisë financojnë fasadat politike për të siguruar përjetësimin e monopoleve.
Plutokracia:
Sundimi i parasë dhe i kapitalit të zi mbi vendimmarrjen publike.
Në këtë sistem, pushteti politik blihet direkt nga pasuria e grumbulluar përmes korrupsionit, ku ligjet shkruhen sipas porosive të biznesmenëve të lidhur me pushtetin dhe ku vota e qytetarit zhvlerësohet përballë fuqisë financiare të pakicës mbizotëruese.
Kakistokracia:
Sundimi i më të paaftëve, më servilëve dhe më të korruptuarve, ku meritokracia është zhdukur dhe institucionet u janë dorëzuar ushtarëve të verbër të klanit.
Oklokracia:
Sundimi i turmës së manipuluar nga demagogët, faza përfundimtare e degradimit demokratik, ku pas dështimit të institucioneve, shoqëria shndërrohet në një masë të instrumentalizuar, e cila dirigjohet përmes frikës, lajmeve të rreme dhe emocioneve primare nga vetë autokratët që kërkojnë të përligjin arbitraritetin e tyre.
Mobokracia:
Sundimi i elementëve të dhunshëm dhe bandave të rrugës, ku ligji i shtetit zëvendësohet nga ligji i forcës fizike dhe i grupeve të interesit kriminal që përdoren si ushtri rezervë për të shtypur liritë qytetare dhe për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve.
Në Shqipëri, ky Keops i Korrupsionit ka gjetur mishërimin e tij më të egër te binomi dhe ortakët e vjetër të hajnisë Edi Rama – Sali Berisha. Pavarësisht fasadës së një armiqësie teatrale, kjo simbiozë politike ka mbajtur peng vendin për dekada të tëra, duke e zbrazur Shqipërinë nga rinia e saj dhe duke shkatërruar çdo mundësi për drejtësi e zhvillim të vërtetë.
Edhe ky binom, si çdo autokrat tjetër, e ka afatin e skadencës të shkruar në ballë nga revolta e kohës.
III- Dridhja e Kancelarive Perëndimore dhe Dështimi i Ideologëve!
Ky tërmet nuk ka njohur kufij lindorë; ai ka tronditur themelet e vetë qendrave të vendimmarrjes perëndimore e lindore:
Giorgia Meloni në Itali:
Ndodhet përballë rritjes së pakënaqësisë sociale dhe rënies së aleatëve të saj ideologjikë sovranistë, ndërsa dështojnë aventurat e saj gjeopolitike rajonale.
Emmanuel Macron në Francë:
Po paguan koston e krizës së thellë të besimit dhe të teknokracisë së shkëputur nga realiteti, duke parë se si fasadat e vjetra të pushtetit po digjen nga zemërimi qytetar.
Aleksandr Dugin:
Ideologu i “Botës Ruse” dhe i ekspansionit autokratik, po sheh dështimin përfundimtar të doktrinës së tij.
Kur autokratët lokalë rrëzohen njëri pas tjetrit, teoritë fashizante gjeopolitike që justifikonin shtypjen dhe agresionin shndërrohen në gërmadha.
IV- Thirrja e Kohës:
Fitorja e Virtutit!
Ajo që po shohim sot nuk është thjesht politikë; është një akt pastrimi moral.
Përballë krimit, pandëshkueshmërisë, anarkisë së manipuluar dhe pazarllëqeve të errëta, po ngrihet virtyti, integriteti dhe dinjiteti njerëzor.
Epoka e sundimit të ortakëve të korrupsionit ka marrë fund.
Nga Budapesti në Tiranë, e nga Roma në Paris, mesazhi i historisë është i prerë:
Asnjë keops korrupsioni apo doktrinë e errët nuk është aq e lartë sa të mos mund të shembet për tokë nga fuqia e një populli që zgjohet për liri, dinjitet dhe drejtësi.

Banner

Related posts

Raporti nga shqyrtimi antikorrupsion i ligjeve pas tragjedisë së Koçanit në seancën e KSHPK-së

Gjyla Halili

Qoku: Insistimi për lista të ndara, sebeb për t’u ndarë! Partitë e VLEN-it, veç e veç, të vogla në raport me BDI-në

Gjyla Halili

Rama: Shqipëria do të ketë një kryeministre grua në vitin 2030

Gjyla Halili