Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i shoqëruar nga nënkryetari dhe shefi kabinetit, Faton Ahmeti, dhe nënkryetari Arbër Ademi ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz, me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës.
Përmes një mesazhi, Ahmeti ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve me Spanjën, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm evropian, me të cilin ndahen vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.
Me këtë rast, Ahmeti i ka përcjellë urimet e tij popullit spanjoll, duke shprehur dëshirat për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet vendeve.
Pjesëmarrja në këtë pritje solemne shënon rëndësinë e dialogut diplomatik dhe të forcimit të lidhjeve ndërmjet vendeve, në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta evropiane.
Ja postimi plotë:
Me ftesë të Ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës.
Spanja është një partner i rëndësishëm evropian, me të cilin ndajmë vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.
Urime Ditën Kombëtare popullit spanjoll, me dëshirat më të mira për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona!
