AKTUALE

Ali Ahmeti uron Omer Memedin për titullin e kampionit ballkanik në mundje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar Omer Memedin për suksesin e arritur në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, ku ai u shpall kampion ballkanik në kategorinë deri në 97 kilogramë, në garat e zhvilluara në Koprivnicë të Kroacisë.

Ahmeti ka shprehur krenarinë për këtë arritje të rëndësishme sportive, duke i dëshiruar Memedit suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndaj sportistëve, përmes të gjitha mekanizmave dhe formave institucionale, duke vlerësuar se sukseset e tyre përbëjnë krenari të përbashkët dhe investim në të ardhmen.

Arritja e Omer Memedit në arenën ballkanike përbën një moment krenarie dhe një dëshmi të përkushtimit, punës dhe potencialit të sportistëve tanë.

Ja postimi plotë:

Urime Omer Memedit për titullin e kampionit ballkanik në mundje, në kategorinë 97 kg, të fituar në Koprivnicë të Kroacisë!

Suksese të mëtejshme Omerit, i cili me këtë arritje na bën krenarë të gjithëve. Mbështetja për sportistët tanë do të jetë e vazhdueshme, përmes të gjitha mekanizmave dhe formave institucionale, sepse suksesi i tyre është krenari e përbashkët dhe investim në të ardhmen tonë.

Banner

Related posts

Krim familjar në Kërçovë, djali me sëpatë sulmon prindërit, babai vdes

Gjyla Halili

Muhamet Idrizi emërohet Shef i Shtabit të Këshillit Vendor “Sami Frashëri” në Çair.

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Reçica e Vogël vendi i kthesave të mëdha dhe vula e fitores së 19 Tetorit

Gjyla Halili