AKTUALE

Blerim Bexheti: Zëri i qytetarëve u dëgjua, Kosova shënon një moment të rëndësishëm

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës, duke i vlerësuar ato si të rëndësishme për funksionimin dhe konsolidimin e institucioneve të vendit.

“Sot foli populli – dhe zëri i tij u dëgjua!”, ka deklaruar Bexheti, duke iu referuar miratimit të ndryshimeve në legjislacionin për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe procesit të zgjedhjes së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Sipas Bexhetit, reagimi qytetar dhe zhvillimet institucionale kanë dhënë një mesazh të rëndësishëm për funksionimin demokratik të institucioneve.

“Reagimi i qytetarëve e arriti qëllimin e tij: u sigurua ligji, u konsoliduan institucionet dhe u forcua shteti”, është shprehur ai.

Bexheti ka përcjellë gjithashtu urimin që proceset juridike që lidhen me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përfundojnë sa më shpejt dhe që ata të mund të kthehen pranë familjeve të tyre.

“Dhe mbi të gjitha, urojmë që së shpejti çlirimtarët e Kosovës të kthehen në atdhe, pranë familjeve të tyre dhe në Kosovën për të cilën luftuan”, ka deklaruar Bexheti.

Në fund, deputeti i BDI-së ka përcjellë urimin e tij për qytetarët e Kosovës: “Urime Kosovë!” 🇽🇰

Ja postimi plotë:

SOT FOLI POPULLI – DHE ZËRI I TIJ U DËGJUA! 🇽🇰

Miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë dhe zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës shënojnë një hap të rëndësishëm për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.

Reagimi i qytetarëve e arriti qëllimin e tij: u sigurua ligji, u konsoliduan institucionet dhe u forcua shteti.

Dhe mbi të gjitha, urojmë që së shpejti çlirimtarët e Kosovës të kthehen në atdhe, pranë familjeve të tyre dhe në Kosovën për të cilën luftuan.

Urime Kosovë! 🇽🇰

Banner

Related posts

Uragani i Frontit Europian fillon nga Tetova, Bdi sonte hap shtabin në Tetovë

Gjyla Halili

Filipçe: Pagat nuk po rriten, çmimet po! Qeveria nuk po bën asgjë për të mbrojtur qytetarët

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: “Kujtimi për ju është i përjetshëm”

Gjyla Halili