AKTUALE

Nazmi Jakurti uron Prof. Dr. Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti, i ka përcjellë urimet më të përzemërta Akademikes Prof. Dr. Justina Shiroka Pula me rastin e zgjedhjes së saj në detyrën e Presidente­s së Republikës së Kosovës.

Në telegramin e urimit drejtuar Presidentes, Jakurti vlerëson përvojën akademike, institucionale dhe publike të Prof. Dr. Justina Shiroka Pulës, duke theksuar rëndësinë e saj në përmbushjen e përgjegjësive të larta shtetërore.

“Ju urojmë mandat të suksesshëm, në shërbim të qytetarëve, të unitetit shoqëror dhe të forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e urimit.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë shpreh gjithashtu besimin se angazhimi i Presidentes së re do të kontribuojë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe në avancimin e perspektivës euroatlantike të vendit.

Në telegram, Jakurti nënvizon edhe gatishmërinë e Lidhjes Shqiptare në Botë për të bashkëpunuar në forcimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe mërgatës shqiptare në botë, si dhe në promovimin e vlerave kombëtare dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.

Në përmbyllje të urimit, Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë i dëshiron Presidentes Prof. Dr. Justina Shiroka Pula shëndet, urtësi, forcë dhe mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj të lartë shtetërore.

Lidhja Shqiptare në Botë
Nazmi Jakurti, Kryetar

Ja postimi plotë:

TELEGRAM URIMI

Drejtuar: Presidentes së Republikës së Kosovës
Akademike Prof. Dr. Justina Shiroka Pula

E nderuara zonja Presidente,

Në emër të Lidhjes Shqiptare në Botë, dhe në emrin tim, Ju përcjell urimet tona më të përzemërta me rastin e zgjedhjes Suaj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përvoja Juaj akademike, institucionale dhe publike përbën një bazë të çmuar për përmbushjen e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore. Ju urojmë një mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve, unitetit shoqëror dhe forcimit të shtetit demokratik të Kosovës.

Shprehim besimin se angazhimi Juaj do të kontribuojë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, forcimin e miqësive me aleatët ndërkombëtarë dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Lidhja Shqiptare në Botë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe mërgatës shqiptare, në promovimin e vlerave tona kombëtare dhe në mbështetjen e zhvillimit e të afirmimit ndërkombëtar të vendit.

Ju dëshirojmë shëndet, urtësi dhe mbarësi në këtë detyrë të lartë.

Me respekt të veçantë,

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË
Nazmi Jakurti, Kryetar

Banner

Related posts

Suhareka me projektin “Golden Eco”

Gjyla Halili

VLEN: A është BDI-ja e gatshme të shkaktojë krizë politike për të mos e pranuar humbjen e sigurt?

Gjyla Halili

Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme

Gjyla Halili