Zëvendëskryeministri dhe ministri i ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit.
Përmes një mesazhi publik, Gjeloshaj i ka uruar presidentes së re sukses në ushtrimin e detyrës, duke theksuar rëndësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të shtetit.
“Urime të përzemërta presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula! I uroj sukses në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të shtetit”, ka shkruar Gjeloshaj.
Ai ka përgëzuar gjithashtu Kosovën për, siç është shprehur, zgjedhjen e stabilitetit dhe formimin e institucioneve.
Gjeloshaj ka vlerësuar edhe liderët politikë për arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se interesi shtetëror duhet të jetë mbi dallimet politike.
“Përgëzoj Kosovën që zgjodhi stabilitetin dhe formimin e institucioneve, si dhe liderët politikë që arritën marrëveshjen, duke vënë interesin shtetëror mbi dallimet politike”, ka deklaruar Gjeloshaj.
Ja postimi plotë:
Urime të përzemërta presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula!
I uroj sukses në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të shtetit.
Përgëzoj Kosovën që zgjodhi stabilitetin dhe formimin e institucioneve, si dhe liderët politikë që arritën marrëveshjen, duke vënë interesin shtetëror mbi dallimet politike.
Justina Pula
Me nderime,
Nik Gjeloshaj
