AKTUALE

Gjeloshaj: Fuqizimi i grave është pjesëmarrje reale në vendimmarrje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, mori pjesë sot në Prishtinë në konferencën “Partneritet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet”, ku u diskutua roli i grave në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Gjeloshaj theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave jo vetëm në përfaqësim, por edhe në proceset konkrete të vendimmarrjes, në ekonomi dhe në jetën publike.

“Fuqizimi i grave nuk është vetëm çështje përfaqësimi, por edhe pjesëmarrjeje reale në vendimmarrje, ekonomi dhe jetën publike. Gratë duhet të jenë jo vetëm pjesë e historisë së paqes, por edhe arkitekte të së ardhmes së saj”, u shpreh Gjeloshaj.

Sipas tij, pjesëmarrja e barabartë dhe aktive e grave në proceset shoqërore dhe institucionale është një element i rëndësishëm për ndërtimin e shoqërive më demokratike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, Gjeloshaj nënvizoi edhe angazhimin e Malit të Zi për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, demokratik, të lidhur dhe të orientuar drejt integrimit evropian.

“Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj një Ballkani Perëndimor më të sigurt, më demokratik, më të lidhur dhe më evropian”, deklaroi ai.

Konferenca në Prishtinë mblodhi përfaqësues të institucioneve, politikës dhe shoqërisë civile për të diskutuar mundësitë e fuqizimit të grave dhe rolin e tyre në transformimin e sistemeve dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse.

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Përpjekje për rikthimin e supremacisë etnike duke rrënuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit

Gjyla Halili

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon që Artan Grubi të mos ligjëroj në Universitetin e Tetovës pas përfshirjes në listën e zezë amerikane

Gjyla Halili

REISUL ULEMA SHTROI IFTARIN TRADICIONAL

Gjyla Halili