AKTUALE

Gjykimi për lëndën “Llotaria Shtetërore” vazhdon sot me prezantimin e provave

Me prezantimin e provave materiale nga ana e Prokurorisë Publike sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilin mes të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Në seancën e kaluar gjyqësore, Prokuroria prezantoi dokumentacion të gjerë në lidhje me krijimin e sipërmarrjes së përbashkët me një partner të huaj, vendimet e qeverisë, si dhe transaksionet financiare që lidhen me furnizimin e terminaleve të videolotarisë (VLT).

Në gjykatë u prezantua edhe Programi i punës i SHA “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023, kontratë në vepër dhe një mendim i përgatitur nga një vlerësues i autorizuar mbi vlerën dhe rentabilitetin e investimit në terminalet e videolotarisë, si dhe informacioni i paraqitur deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë mbi nevojën për të organizuar në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit me një analizë të tregut. Prokuroria iu referua gjithashtu provave që dolën nga seanca e 158-të qeveritare e mbajtur më 6 qershor 2023 – propozim-rendit të ditës, shënimet stenografike, procesverbalet, përfundimet e qeverisë dhe vendimin për miratimin e funksionimit të Bordit drejtues të Lotarisë, si dhe mendimin e Ministrisë së Financave.

Si prova materiale u bashkëngjitën edhe urdhra në valutë, deklarata bankare nga Halk banka, karta analitike për operatorët ekonomikë “Eurogames tehnoloxhi”, “Sinot” dhe “Shepdicija MKD”, si dhe dhjetëra formularë për realizimin e faturave, llogarive dhe fletë-dërgesave për pajisjet e furnizuara.

Përveç ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të llotarisë Përparim Bajrami, të cilët ishin në arrati, por u kthyen dhe iu dorëzuan autoriteteve në vend, në këtë çështje gjyqësore të akuzuar janë edhe Bashkim Avdiu, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme ndaj SHA “Lotaria Shtetërore” në vlerë prej 596.125.511 denarësh.

Të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për akuzat kundër tyre më herët gjatë procedurës.

Banner

Related posts

Veseli dhe Bexheti në Lubin të Sarajit: Punojmë me intenzitet në përmirsimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve më të mira për qytetarët

Gjyla Halili

Dehari: Skajshmërisht krenar me Ju cërvicas!

admin

Në Michigan do të shfaqet dokumentari “Narhelmi – Fshati Piktoresk i Bashkëjetesës”

Gjyla Halili