AKTUALE

Shkolla shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, New York, festoi Festën e Flamurit Kombëtar

Arlinda Sukaliqi

Shkolla shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, New York festoi Ditën e Flamurit Kombëtar me një program të larmishëm patriotik, atdhetar e kulturor të përgatitur me shumë përkushtim e dashuri nga mësueset e gjuhës shqipe Arlinda Sukaliqi dhe Merita Gjokaj. Në respekt, vlerësim e nderim të kësaj feste madhështore kombëtare nxënësit e kësaj shkolle i dhanë jetë e gjallëri festës së Flamurit e komunitetit shqiptar në Staten Island. Fëmijët shqiptarë po lënë gjurmë të pa shkyeshme në komunitet me punën dhe performancat e tyre të mrekullushme, gjithnjë e në rritje.
Nxënësit e grup moshave të ndryshme nga ato 5 deri në 21 vjeç shprehen shpirtin e tyre artistik e patriotik duke përformuar në mënyra të ndryshme edukative, atdhetare e kulturore, qofshin ato poezi që u recituan me aq dëshirë dhe emocione të zjarrta patriotike, qofshin me projekte, këngë e valle me motive patriotike. Një festë e shkëlqyer që mbetet në historinë e shkollës shqipe e komunitetit tonë të bekuar.
Gëzuar 28 Nentorin.

Banner

Related posts

Protesta e së shtunës në Shkup, organizatorët: Do të kërkojmë që gjykata në Hagë të lirojë ish-krerët e UÇK-së

Gjyla Halili

Ndryshimet kushtetuese/ Qeveria e hapur për propozimet e opozitës, Mickoski akoma në “filmin” e tij anti-europian!

admin

Dëm material pas derdhjes së lumit Markova Reka, përmbyten shtëpi dhe objekte industriale

Gjyla Halili