AKTUALE

Gjini pret Ahmetin në selinë e Aleancës, në fokus Kosova dhe zhvillimet në Hagë

Kryetari i Aleancës, Adrian Gjini, ka pritur sot në selinë e partisë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin ka zhvilluar një takim të cilësuar si vëllazëror.

Në fokus të takimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar situatës së krijuar pas zhvillimeve në Hagë.

Përmes një postimi, Gjini ka vlerësuar lart kontributin e Ahmetit në proceset politike nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë”, ka shkruar Gjini.

Takimi mes dy liderëve vjen në një periudhë të zhvillimeve të ndjeshme politike në Kosovë dhe në rajon, me çështjet që lidhen me zhvillimet në Hagë në vëmendje të opinionit publik.

Ja postimi plotë:

Sot zhvillova një takim vëllazëror në selinë e Aleancës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku vlerësova lart kontributin e tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.

Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë.

Banner

Related posts

Osmani: Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë po largohen, detyra jonë është që të ardhmen t’ua sigurojmë këtu në vendlindje

Gjyla Halili

23 vjetori i MO-së, Zv/ kryeministri i parë Mexhiti organizon pritje solemne në Muzeun e Arteve Bashkëkohore

Gjyla Halili

Osmani: Do të punoj për heqjen e vizave me SHBA-në

Gjyla Halili