Në kuadër të komunikimit aktiv dhe transparent me të gjithë investitorët, drejtori Goce Dimovski sot vizitoi kompaninë Lear në Zonën Industriale Zhvillimore Teknologjike (ZIZhT) Tetovë. Gjatë vizitës, përveç takimit me menaxhmentin, u realizua edhe një vizitë në repartin e prodhimit.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet aktuale të kompanisë, planet e ardhshme dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm. Vëmendje e veçantë iu kushtua komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit me Drejtorinë për ZIZhT, me qëllim identifikimin në kohë të nevojave të kompanisë dhe ofrimin e mbështetjes përkatëse brenda kompetencave të Drejtorisë.
Dimovski theksoi se komunikimi i drejtpërdrejtë me kompanitë është i rëndësishëm për të kuptuar më mirë nevojat e tyre, por edhe për gjetjen në kohë të zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen. Ai theksoi se Drejtoria për ZIZhYlT mbetet e përkushtuar ndaj komunikimit të hapur dhe të rregullt me kompanitë, si dhe krijimit të kushteve në të cilat ato mund të operojnë pa pengesa dhe të realizojnë planet e tyre zhvillimore.
Nga ana e menaxhmentit të kompanisë u prezantuan aktivitetet aktuale, si dhe planet për të ardhmen, ndërsa u diskutua edhe për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të punës. U shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe dialogun konstruktiv me Drejtorinë për ZIZhT, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Drejtorisë për ZIZhT për ruajtjen e kontaktit të drejtpërdrejtë me investitorët në zonat industriale teknologjike dhe zhvillimore në mbarë vendin, me qëllim sigurimin e një klime të qëndrueshme biznesi dhe nxitjen e investimeve të reja.




