Lidhja e të Burgosurve Politikë (LPK) dhe Shoqata e të Mbijetuarve të Luftës së vitit 2001 kanë drejtuar një kërkesë urgjente ndaj Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve.
Në kërkesën e tyre, përfaqësuesit e këtyre organizatave kërkojnë që çështja të rishqyrtohet para se vendimi të dërgohet në procedurën e apelit, me qëllim që, sipas tyre, të lehtësohet procedura për lirimin e të akuzuarve.
Në deklaratën e publikuar, organizatat u bëjnë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me maturi dhe, sipas tyre, të marrin parasysh rrethanat historike të luftës për liri në Kosovë.
“Fati i tyre është në duart tuaja”, thuhet në kërkesë, ku njëkohësisht kërkohet “lirimi i tyre me çdo kusht”.
Kërkesa përfundon me një apel për respektimin e parimeve të drejtësisë ndërkombëtare dhe është nënshkruar nga kryesia e organizatave nënshkruese.
Tetovë–Shkup, 27.09.2026
Ja postimi plotë:
LPK SHVL- UÇK
TË MBIJETUARIT
E LUFTËS 2001
KËRKESË URGJENTE
DREJTUAR GJYQIT
TË HAGËS, LIDHUR
ME ÇËSHTJEN E TË
BURGOSURËVE
POLITIKË: HASHIM
THAÇI, JAKUP KRASNIQI, KADRI
VESELI, REXHEP
SELIMI E TË TJERË…
RISHQYRTONI
LËNDËN KU KENI
MARRË VENDIMIN
MAKSIMAL, PARASE
DREJTOHET NË GJYQIN E APELIT,
NË MËNYRË QË TË
LEHTËSOHET PROCEDURA E
LIRIMIT TË TYRE…
VEPRONI ME MATURI, DUKE
U BAZUAR NË
KOHËN E LUFTËS
SË DREJTË PËR
LIRI, SI BIJTË MË
TË PËRKUSHTUAR
TË POPULLIT TONË
NË DARDANINË E
LASHTË – KOSOVËN
E TASHME.
FATI I TYRE ËSHTË
NË DUART TUAJA.
KËRKOJMË LIRIMIN
E TYRE ME ÇDO
KUSHT.
SUKSESE NË
NORMAT E
DREJTËSISË
NDËRKOMBËTARE.
27.9.2026
TETOVË-SHKUP
F.V. KRYESIA
