AKTUALE

Faton Ahmeti reagon ashpër ndaj Jeton Shasivarit: “Vazaliteti politik nuk njeh fund”

Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke e akuzuar se me qëndrimet e tij po hedh dyshime mbi sakrificat dhe periudhat më të ndjeshme të historisë shqiptare.

“Sa shumë urrejtje duhet të kesh ndaj çështjes kombëtare, që për pak pushtet të hedhësh baltë mbi njerëz, sakrifica dhe periudha të historisë sonë?”, shkruan Ahmeti.

Ai e akuzon Shasivarin se, sipas tij, në mungesë të provave konkrete përdor insinuata dhe nxit dyshime.

“Kur mungojnë provat, prodhohen insinuata. Kur mungojnë arsyet, mbillet dyshimi dhe përçarja”, shprehet Ahmeti.

Më tej në reagimin e tij, nënkryetari i BDI-së e cilëson qasjen e ministrit si “vazalitet politik”, duke pretenduar se Shasivari po përsërit qëndrime të ngjashme me ato të mentores së tij politike, Karakamishevës.

“Vazaliteti politik, me sa duket, nuk njeh fund. Me qëndrime e mendime, detyrim e ka t’i ngjajë mentores së tij, Karakamishevës!”, shkruan Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Sa shumë urrejtje duhet të kesh ndaj çështjes kombëtare, që për pak pushtet të hedhësh baltë mbi njerëz, sakrifica dhe periudha të historisë sonë?

Kur mungojnë provat, prodhohen insinuata. Kur mungojnë arsyet, mbillet dyshimi dhe përçarja.

Vazaliteti politik, me sa duket, nuk njeh fund. Me qëndrime e mendime, detyrim e ka t’i ngjajë mentores së tij, Karakamishevës!

Banner

Related posts

Bexheti thirrje Grubit që të dalë para drejtësisë: Pastërtia e tij ose shkeljet ligjore të konstatohen nga organet gjyqësore

Gjyla Halili

Regjistrohen disa tërmete në Kroaci

Gjyla Halili

Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik të BDI në Gostivar

Gjyla Halili