AKTUALE

VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

VLEN tashmë si parti politike ka ridizajnuar faqen e saj zyrtare, duke e bërë më funksionale dhe më të lehtë për përdoruesit. Në platformën e re digjitale është publikuar edhe programi i qeverisjes 2030, i cili përmban vizionin dhe prioritetet strategjike për zhvillimin e vendit.

Në faqen e re, qytetarët mund të gjejnë të pasqyruara arritjet e deritanishme të partisë gjatë qeverisjes, si dhe projektet e realizuara në fusha të ndryshme. Po ashtu, janë të qasshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë komunikatat zyrtare, aktivitetet e përditshme dhe njoftimet publike, duke ofruar transparencë dhe informim të vazhdueshëm për opinionin publik dhe mediat.

Me këtë hap duket që VLEN synon të forcojë komunikimin me qytetarët dhe të prezantojë qartë vizionin e saj për të ardhmen por edhe punët e sotshme që janë premtuar dje.

Për më tepër rreth kësaj faqeje zyrtare të VLEN-it mund të shihni këtu: www.vlen.eu

Banner

Related posts

Vihen në përdorim dy stacione për mbushjen e automjeteve elektrike në Komunën e Çairit

Gjyla Halili

Nuk ka vonesa në pikat kufitare të vendit

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili