AKTUALE

Lladrovci fton qytetarët për protestën e nesërme në Drenas kundër aktgjykimit të Hagës

Ramiz Lladrovci fton qytetarët të jenë pjesë e protestës, kundër aktgjykimit të Hagës që do të mbahet të premtën, në Drenas, në ora 17:30.

Ftesa e tij në rrjetin social:

Qytetarë të nderuar,

Me ftesë të Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër (e premte, 25 shtator 2026), në ora 17:30, organizohet protestë kundër aktgjykimit të padrejtë të Gjykatës Speciale.

Ju ftoj të bashkoheni në protestë, për të përkrahur heronjtë tanë të luftës dhe paqes që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Përkrahja jonë shprehet me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike.

Qytetarët e Drenasit e kuptojnë mirë dredhinë për ta gjykuar historinë e lavdishme të UÇK-së, krerët e saj dhe Republikën e Kosovës, por, këtë nuk do ta lejojmë.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër dhe në pajtim me normat ndërkombëtare. Përball gjenocidit shekullor serb, kemi vepruar për çlirimin e Kosovës, në këtë luftë të drejtë por të pabarabartë, patëm përkrahjen e botës demokratike.

Republika e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën dhe vuajtjet shekullore të qytetarëve tanë, ajo është rritur e zhvilluar me aleatët tanë dhe askush nuk ka mundësi as ta shkruaj e as ta rishkruaj historinë tonë.

Ejani, bashkë në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, në përkrahje të heronjve tanë të luftës dhe paqes!

https://www.facebook.com/share/p/1HgwsVZe5u/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

KSHZ: Zyrtarisht presidente e shtetit shpallet Gordana Siljanovska Davkova

Gjyla Halili

Kritikat e Trump ndaj NATO-s, reagon Biden: Të turpshme!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti bindshëm më i besuari tek shqiptarët

Gjyla Halili