AKTUALE

Çedomir Jovanoviq i kërkon falje shqiptarëve për deklaratën gjenocidale të ministres së Vuçiqit

Ministrja serbe, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të shumta pas deklaratës së saj se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kishte nisur “spastrimin etnik të Kosovës që në vitin 1998”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, i cili ka kërkuar falje për fjalët e ministres dhe ka thënë se deklarata të tilla dëshmojnë pasojat e nacionalizmit ekstrem.

Në një intervistë për gazetën Express, Jovanoviqi ka thënë se shqiptarët dhe serbët e Kosovës janë viktima të politikave nacionaliste.

“Ministrja serbe Snezhana Paunoviq me deklaratën e saj vetëm sa konfirmoi se serbët janë armiqtë e tyre më të këqij. Unë u kërkoj sinqerisht falje shqiptarëve dhe gjithashtu serbëve të Kosovës, sepse të dy palët, secila në mënyrën e vet, janë viktima dhe pengje të budallallëkut, paaftësisë dhe monstruozitetit të politikës së çmendur të nacionalizmit serb”, ka deklaruar Jovanoviqi.

Ai ka shtuar se një deklaratë e tillë nuk përfaqëson mendimin e një personi racional.

“Asnjë njeri normal nuk mendon atë që thotë ministrja fatkeqe”, ka thënë Jovanoviqi.

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Ja çfarë çmimi ka Tetova me Bilall Kasamin, po ju themi se Tetova nuk shitet

Gjyla Halili

Dorëhiqen 40 zyrtarë policorë për shkak të pagave të ulëta

admin

UK growth figures raise chance of rate rise

admin