AKTUALE

Ali Ahmeti mesazh Mickoskit: Unë ngrej vetëm ”telefona të kuq”



Gjatë një tubimi në Dibër, kreu I BDI-së Ali Ahmeti, I është përgjigjur Mickoskit, lidhur me pretendimet e tij, se po dërgohen emisarë për të negociuar me VMRO-DPMNE-në që BDI-ja të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.

“Hristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë. Mua për 22 vjet më ka votuar populli” – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ali Ahmeti zbuti retorikën duke i bërë thirrje Mickoskit që vendi të orientohet drejt vlerave evropiane.

“T`i harrojmë muzikat e së kaluarës. Një shtet i NATO-s ka përgjegjësi morale, shtetërore. Nuk bëhet hajgare me deklarata të tilla – Më paska çu Ali Ahmeti emisarë. Unë vetëm “telefon të kuq” ngrej, s`kam nevojë për emisarë”  – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Banner

Related posts

Mickoski: Jam i sigurt se do të formojmë qeveri në afat sa më të shkurtër të mundshëm dhe procesi do të jetë transparent

Gjyla Halili

Në Shkup janë sanksionuar 197 shoferë, 93 për tejkalim shpejtësie

admin

Bajram Rexhepi: Për Tetovën nuk do të vendosin donacionet serbe, kreditë kineze dhe as paratë e vjedhura nga pronat publike

Gjyla Halili