AKTUALE

Zyrtari i BE-së: Masat hiqen kur Qeveria të veprojë në përputhje me rekomandimet tona

Zëvendësshef i seksionit për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Alessandro Biancardi, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të veprojë për shtensionim të situatës në veri, në përputhje me rekomandimin e BE-së.

Ai në konferencën e Ministrisë së Ekonomisë, me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se stabiliteti politik është kyç për të siguruar prosperitetin e Kosovës.

“Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve që të fokusohemi në shtensionimin në veri. Në këtë kontekst, BE-ja ka miratuar një sërë masash për të bërë të qartë një mesazh dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën e re financiare për Kosovën”, ka theksuar Biancardi.

Ai ka thënë se do të theksojë se ky është një hap i kthyeshëm dhe se shkalla e plotë e ndihmës financiare dhe angazhimit politik të BE-së për Kosovën do të rifillojë sapo qeveria të veprojë në përputhje me rekomandimin e BE-së për shtensionim të situatës në veri.

“Ne sinqerisht shpresojmë se do të jemi në gjendje t’i lëmë pas shumë shpejt të gjitha këto dhe do të kthehemi në fokusin tonë, në reformat që janë kritike për afrimin e Kosovës drejt BE-së”, u shpreh Biancardi. / KP

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Shpat Kasapi la gjurmë të veçanta në muzikën tonë

Gjyla Halili

Lladrovci uron Ditën e Veteranit: Është dita e përkujtimit të rezistencës së Komandantit legjendar Adem Jashari

Gjyla Halili

Toshkovski: Ka vetëm dy pajisje për shtypjen e dokumenteve personale

Gjyla Halili

Leave a Comment