AKTUALE

Shefi maltretonte higjienisten shqiptare në shkollë, i drejtohej “Nuse” – Komisioni për Antidiskriminim konstatoi ngacmim

Një grua nga Shqipëria, e martuar dhe me familje në Maqedoni, e punësuar si punëtore higjiene në një shkollë, u maltretua dhe u ofendua nga shefi i saj, i cili i drejtohej me emrin “Nuse” dhe e pengonte të kryente detyrat e punës, duke i mohuar çelësat e dhomave që duhej të pastronte, përcjell portali SDK.mk.

Rasti u paraqit në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili konstatoi ngacmim interseksional në punë bazuar në etninë, kombësinë, gjininë dhe statusin personal të punëtores.

Para kallëzimit, drejtoresha e shkollës kishte ndërmarrë masa mbrojtëse, duke i hequr kompetencat shefit dhe duke i dhënë ato sekretarit. Komisioni kërkon që brenda 30 ditëve, shefi t’i kërkojë falje shkrimkëmbim punëtores, përndryshe çështja do të shkojë në gjykatë.(INA)

Banner

Related posts

Snopçe kundër ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale: Mërgata po përjashtohet padrejtësisht nga llogaritja e këshilltarëve

Gjyla Halili

Vizitë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Gjyla Halili

Osmani: Maqedonia po përgatitet për të ndihmuar Turqinë

admin