SPORT

Zyrtare: Ndeshja Prishtina – Drita do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve mysafirë

FC Prishtina ka njoftuar se ndeshja e radhës ndaj FC Dritës do të mbahet pa praninë e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar.

Njoftohet se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të kushteve të sigurisë në stadium.

“FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar. Klubi jonë kërkon mirëkuptim pasi po përballet me mungesë stadiumi për shkak të punimeve në ‘Fadil Vokrri’ dhe në këto rrethana jemi të detyruar të zhvendosemi në stadiume të tjera”, thuhet në njoftim.

Dueli FC Prishtina – FC Drita zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00.

Banner

Related posts

E konfirmon edhe Marotta: Pavard dëshiron vetëm Interin

admin

Chelsea me rekord shpenzimesh, Klopp me reagim interesant

admin

Kosova U-19 barazon në duelin e dytë me Shqipërinë

admin

Leave a Comment