AKTUALE

Zyrtare: Kuvendi shkarkon nga funksioni ministrat Bekim Sali, Xhemail Çupi dhe Admirim Aliti

Tre ministrat e deritainshëm të Alternativës, Bekim Sali, Xhemail Çupi dhe Admirim Aliti, nuk janë më ministra, pasi që sot Kuvendi edhe zyrtarisht i shkarkoi nga funksioni, informon Zhurnal.

Nga ministria e shëndetësisë largohet ministri Bekim Sali, nga ministria për shoqëri informative largohet Admirim Aliti ndërsa Xhemail Çupi largohet nga ministra pa resor për diasporë.

Nga deputetët prezent në sallë, “PËR” shkarkimin e Bekim Sali votuan 65 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë kundër ose të përmbajtur. Ndërsa për shkarkimin e Alitit dhe Çupit kishte vetëm 64 vota “PËR” dhe nga një kundër.

Seanca për shkarkimin e tyre pati filluar më 13 shkurt. Në rend dite janë katër pika ndërsa pika e parë ka qenë shkarkimii ministrave.

Banner

Related posts

Osmani takon Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

admin

VLEN pa ndikim real? Limani mbetet ministër dhe me një këshilltar, ndërsa ndryshimet mungojnë edhe në Kërçovë

Gjyla Halili

Mexhiti në iftar me komunitetin boshnjak të qytetit të Shkupit

admin

Leave a Comment