AKTUALE

Zv. Kryeministri Fetai priti në takim koordinatoren e Përhershme të OKB-së në RMV, Rossana Dudziak

Zv.kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për politika të qeverisjes së mirë dhe transparencë, Arben Fetai priti sot në një takim njohës, Koordinatoren e Përhershme të OKB-së, Rossana Dudziak, e shoqëruar nga këshilltarja e saj për të drejtat e njeriut, Tatjana Temelkoska.

Mbështetja e parezervë familjes së organizatave të OKB-së në zbatimin e katër prioriteteve të tyre strategjike – ekonomia, zhvillimi social, mjedisia dhe energjetika, dhe veçanërisht qeverisja e mirë, si gur themel i zhvillimit të qëndrueshëm ishin në fokus të diskutimit gjatë takimit të sotëm.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sot në një takim njohës, Koordinatoren e Përhershme të OKB-së, znj. Rossana Dudziak, shoqëruar nga këshilltarja e saj për të drejtat e njeriut, znj. Tatjana Temelkoska.

I ofrova mbështetjen time të parezervë familjes së organizatave të OKB-së në zbatimin e katër prioriteteve të tyre strategjike – ekonomia, zhvillimi social, mjedisia dhe energjetika, dhe veçanërisht qeverisja e mirë, si gur themel i zhvillimit të qëndrueshëm.

Ramë dakord të vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë e OKB-së të pranishme në Maqedoninë e Veriut, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të atyre që janë më të margjinalizuar dhe që kanë ngelur prapa”, ka shkruar Fetai.

Banner

Related posts

Bdi: Ku përfunduan 1.2 milionë euro të qytetarëve të Çairit

Gjyla Halili

Ministri Aliu prezanton projektin 74 milionë euro për Spitalin Klinik në Tetovë

Gjyla Halili

Ejup Rustemi edhe humbës edhe dështak, çfarë mund të drejtojë njeriu që humbë në fshatin e tij?

Gjyla Halili