AKTUALE

Iseni: Arbër Ademi është dështak, nuk ka të drejtë të komentojë rrjedhat politike

Astrit Iseni nga VLEN ka reaguar ndaj komenteve të Arbër Ademit duke theksuar se ish koordinatori i BDI-së nuk ka të drejtë morale të flas për rrjedhat politike

Postimi i plotë:

Kush po na flet!!!
Arbër Ademi, me tituj të kontestuar në universitet, mandatin e kaluar koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, e që tani edhe vet BDI e vlerëson të dështuar pasiqë nuk e nominoi as për deputet, flet e komenton për rrjedhat politike.
Para se të flet, le të kërkojë falje publike gjithë shqiptarëve për krejt zullumin që me shefin e tij Artan Grubin dhe kurbanin e tyre Përparim Bajramin e kanë bërë përmes Llotarisë.
Me vetë faktin që ende del dhe bëhet telall i BDI-Soravisë-Llotarisë, Arbër Ademi vërteton që vazhdon të jetë vazal i nëntokës e cila thellë është e zhytur në biznesin e kazinove, e që i lartëpërmenduri disa herë gjatë karierës së tij edhe publikisht u ka shërbyer.
Shqiptarët e kanë dënuar politikën tuaj të mbrapsht e të fëlliqur.

Banner

Related posts

Konjufca: Kosova e përkushtuar për paqe dhe integrim në institucionet evropiane

admin

Çairi dhe Qyteti i Shkupit kanë dhënë pëlqim për protestën e thirrur nga SHVL-UÇK në Sheshin Skënderbeu në Shkup

Gjyla Halili

Mickoski dhe Kurti të shtunën pritet të jenë prezent në hapjen e “One Stop Shop”, në pikën kufitare “Bllacë”

Gjyla Halili