AKTUALE

Zjarri në Koçan, paraburgim 48 orësh për 14 persona

Gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orëve 14 personave të dyshuar për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.

“Gjykata në Koçan e pranoi kërkesën e prokurorisë pas propozimit për caktimin e masës paraburgim afatshkurtër për të gjithë 14 personat e dyshuar. Është shqiptuar masa paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve”, informuan nga Gjykata Themelore Koçan.
Siç shtojnë, Gjykata vepron sipas propozimeve të Prokurorisë, lidhur me zjarrin në “Puls” në Koçan, në të cilin jetën e humbën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar.

Prokurori shtetëror publik, Lupço Kocevski dje në konferencë për media njoftoi se lidhur me aksidentin në klubin e natës “Puls” në Koçan punohet në procesim urgjent të 14 të dyshuarve. Ai informoi se dyshohen për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 të Kodit Penal me dënim me burg prej të paktën tre vjet deri 20 vjet. Njëherësh, tha se hetohen veprime të pranimit dhe dhënie të ryshfetit si dhe furnizim i jashtëligjshëm i mjeteve piroteknike.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Hilmi Haradinaj la një trashëgimi të pavdekshme për kombin

Gjyla Halili

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet fillestare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Gjyla Halili

VV-Guxo-Alternativa e PSHDK arrijnë marrëveshje, garojnë së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit

Gjyla Halili