AKTUALE

Ziadin Sela nga Tetova: Kur erdha këtu mendova se do ta gjej parkingun me kate të Bilall Kasamit

Banner

Gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, lideri Ziadin Sela, u shpreh me entuziazëm dhe besim për fitoren e kandidatit për kryetar të komunës, Bajram Rexhepi.

“Të gëzosh BaJRAM fitoren dhe t’u prijsh shqiptarëve në Tetovë, më 19 tetor, në festën e madhe shqiptare” tha Sela.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për të sjellë ndryshimin e kërkuar në komunën e Tetovës dhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e shqiptarëve.

Në mënyrë ironike, Sela kujtoi një nga premtimet e pambajtura të udhëheqjes aktuale të komunës me në krye Bilall Kasamin.

“Kur erdha këtu dhe u ngjita në foltore, mendova se më në fund do ta gjeja parkingun me kate, siç e premtoi Bilall Kasami para katër vitesh,” tha ai me tone kritike, duke nxitur reagime nga të pranishmit.

Tubimi vazhdoi me një atmosferë mobilizuese dhe pjesëmarrje të gjerë, ndërsa AKI vijon të forcojë mbështetjen për kandidaturën e Bajram Rexhepit në garën për të udhëhequr Tetovën.

Related posts

Tendat para Kushtetueses, Ademi: Nuk është çështja se kush po proteston, por për çfarë po protestohet!

Gjyla Halili

INTEGRIMI NË BE/Ahmeti optimist, Kovaçevski e Mickoski në kërkim të kompromisit!

admin

Kurti e përmbledh javën përmes një video: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte

Gjyla Halili