AKTUALE

Zgjerimi i listës së zezë amerikane, Aggeler: Shpresoj të shohë lëvizje në sistemin e drejtësisë në Maqedoni

Pas vendosjes në listën e zezë amerikane të gjyqtarit Enver Bexhetit dhe ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ambasadorja amerikane, Angela Aggeler tha se shpreson që të sheh veprime konkrete edhe nga sistemi i drejtësisë në vendin tonë, shkruan TV21. Aggeler tha se propozimi për ndryshime në Ligjin për masa restriktive, respektivisht sanksionimi në vendin tonë i personave që janë në listën e zezë amerikane, ka qenë ide e mirë, por që nuk e di se pse nuk është votuar në Kuvend.

“Ka një proces të qasshëm këtu, dhe mendoj që njerëzit e këtij shteti duan ta shohin realizimin. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me masat restriktive, mendoj që ishte ide e mrekullueshme, por sërish, ne nuk mund të kontrollojmë ligjet që kalojnë. Shpresoj që me emërimin e ri, që ka shkaktuar reagim të fuqishëm në publik, të shohim lëvizje në sistemin e drejtësisë këtu, në Maqedoninë e Veriut, në këtë dhe rastet e tjera”, theksoi Aggeler./tv21.tv

Banner

Related posts

MPB: Alarmet për bom’bat në shkolla janë të rrejshme

Gjyla Halili

Myftiu dr. Selver Xhemaili priti në takim vëllazëror imamin nga Zvicra, dr. Mixhit ef. Osmani

Gjyla Halili

Mariçiq: Deri në vitin 2028 mund të përfundojmë negociatat me BE-në

Gjyla Halili