BOTA

Zelensky: Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky komentoi tensionet në Rusi me rebelimin e grupit Wagner.

“Sot është një ditë kur definitivisht nuk duhet të ketë heshtje. Dhe ne, patjetër, kemi nevojë për udhëheqje. Sot, bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos i plotë. Mungesë e plotë e çdo parashikimi. Dhe, po ndodh në territorin rus, i cili është i mbushur me armë”, tha ai.

Zelensky shtoi se sot “të gjithë banditët, mercenarët dhe oligarkët rusë” e panë se sa e lehtë është “të kapen qytetet ruse”.

“Personi në Kremlin është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë”, tha Zelensky, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.


Top Channel

Banner

Related posts

Shkarkohet zëvendësministrja e Mbrojtjes nga qeveria ukrainase

admin

SHBA-ja dënon thirrjen ‘e neveritshme’ të ministrit izraelit për të zhdukur fshatin palestinez

admin

SHBA zhvillon bisedime me Turqinë për marrëveshjen e grurit

admin

Leave a Comment