AKTUALE

Zekiria Lamallari – Një ndër këngëtarët më të mirë të Ansamblit Shtetëror në RMV

Zekiria Lamallari, një solo këngëtar i diplomuar dhe pjesëtar i familjes së njohur muzikore Lamallari, është një artist multidimensional me një shije të veçantë artistike. Për pesë vite rresht, Zekiriaja ishte solist i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Maqedoninë e Veriut, duke i dhuruar publikut interpretime të jashtëzakonshme dhe duke përfaqësuar me dinjitet artin dhe kulturën shqiptare.

Fatkeqësisht, Zekiria Lamallari është larguar nga Ansambli në një mënyrë që cenon jo vetëm personalitetin e tij si artist, por edhe vlerat dhe traditat që ky Ansambël përfaqëson. Një padrejtësi e tillë ndaj një artisti të këtij niveli është e papranueshme dhe kërkon vëmendjen dhe reagimin e menjëhershëm të institucioneve kulturore.

Si ish-drejtor i Ansamblit Shtetëror për pesë vite, ndiej për obligim moral dhe profesional të ngre zërin kundër këtyre praktikave të papranueshme, që po rrezikojnë seriozisht trashëgiminë dhe të ardhmen e këtij institucioni të rëndësishëm. Zekiria Lamallari dhe artistët e tjerë që janë larguar padrejtësisht duhet të rikthehen në vendet e tyre të punës. Vetëm kështu mund të mbrohet dinjiteti i artistëve dhe të sigurohet një e ardhme më e ndritur për Ansamblin Shtetëror dhe kulturën tonë kombëtare.

Apeloj me gjithë forcën time: Riktheni Zekiria Lamallarin dhe artistët e tjerë në vendet e tyre të merituara!

Me respekt të lartë,
Shkodran Tolaj
Ish-drejtor i Ansamblit Shtetëror

Banner

Related posts

Zgjedhjet në veri, LVV kërkon fillimisht largim të masave, PDK thotë se s’do të jenë bllokues

admin

Arrestohet ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-drejtori i “Agro-Berza”

Gjyla Halili

Taravari: Nëse Sela vendos të shkojë vetë në zgjedhje jam i gatshëm t’i vulos propozimet e tyre

Gjyla Halili