AKTUALE

Drejtori i Diasporës pranë BFI, Mafiz ef. Rustemi, pjesë e Forumit debativ mbi “Vetitë negative tek të rinjtë”

Tetovë, 25 Nëntor 2024 – Në ambientet e Europe House në Tetovë, u mbajt forumi debativ me temë “Vetitë negative tek të rinjtë,” organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë. Aktiviteti mblodhi panelistë nga fusha të ndryshme për të diskutuar sfidat e shoqërisë së sotme, me fokus të veçantë te varësitë nga droga dhe ndikimet negative sociale.

Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë dhe Drejtori i Diasporës pranë Bashkësisë Fetare Islame, Mafiz ef. Rustemi. Gjatë debatit, ef. Rustemi solli perspektivën islame mbi këto dukuri shqetësuese.

“Islami na mëson për rëndësinë e ruajtjes së vetes dhe mendjes, që janë dhurata të shenjta nga Zoti. Ndikimi i substancave narkotike dhe prirjet për sjellje të dëmshme shkatërrojnë jo vetëm individin, por edhe shoqërinë. Duhet të kujdesemi për edukimin dhe moralin e të rinjve, duke i frymëzuar ata me vlera të larta shpirtërore,” u shpreh ai.

Gjithashtu, Mafiz ef. Rustemi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes familjes, shkollës dhe institucioneve fetare për të parandaluar dhe trajtuar këto sfida, duke u bazuar në mirëkuptim dhe edukim të vazhdueshëm.

Forumi u vlerësua si një iniciativë e rëndësishme nga nxënësit për të adresuar një temë me ndikim të madh në shoqëri dhe për të frymëzuar angazhimin qytetar në përballjen me këto probleme.

Banner

Related posts

Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, Ilir Meta pas hekurave!

Gjyla Halili

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski për UÇK-në

Gjyla Halili

Durmishi flet për tragjedinë në Koçani: Fajtorët kanë emër dhe mbiemër

Gjyla Halili