SPORT

Zbulohet emri i trajnerit që do ta udhëheqë Drenicën në ndeshjen e nesërme

Drenica nesër në stadiumin “Liman Gegaj” e zhvillon ndeshjen me Malishevën.

Pas humbjes nga Gjilani, kuqezinjtë i ndanë rrugët me trajnerin Bekim Shotani dhe ende nuk e kanë emëruar trajnerin e ri.

Megjithatë, burime të “Gazeta Arena” bëjnë me dije se Sami Geci do të jetë ai që do të udhëheqë përkohësisht deri në arritjen e marrëveshjes me një trajner të ri.

Drenica në tri ndeshjet e para të pjesës së dytë ka pësuar humbje duke rrezikuar pozicionin në tabelë, derisa gjendet në pozitën e parafundit me 20 pikë, dy me shumë se Ferizaj që zë vendin e fundit.

Banner

Related posts

Valdano: Mos u shqetësoni – Kreu

admin

Komisioni i Garave nuk e regjistron rezultatin e ndeshjes Feronikeli ’74 – Trepça ‘89

admin

Finalja e Ligës së Konferencës përçan italianët

admin

Leave a Comment