AKTUALE

Zbulohen edhe 40 kontrata të tjera gjithsej 80 – të XHOBI2011 të Bilall Kasamit (DOKUMENT)

Zbulohen edhe 40 kontratat e dyta të “XHOBI2011” të Bilall Kasamit ku komuna e Tetovës ka humbur brenda katër viteve plot .6 milionë euro.

Skandalet në Komunën e Tetovës kanë shpërthyer me publikimin e dokumenteve të reja. Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe 40 kontratat e tjera të kompanisë “XHOBI2011”, që lidhen me kryetarin e komunës, Bilall Kasami.

Sipas dokumenteve, Kasami ka keqpërdorur buxhetin e komunës me një dëm të vlerësuar në 1.6 milionë euro përmes këtyre kontratave. Në disa paraqitje publike, Kasami ka deklaruar se personat me kontrata janë “ekspertë që punojnë në komunë”.

Ndërkohë, pritet të publikohen edhe rreth 200 kontrata të tjera, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me militantë të partisë BESA.

Ky skandal pritet të hetohet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria, për pagesat e marra nga persona që figurojnë me kontrata në komunë, por që në realitet punojnë në sektorin privat.

Nga ana tjetër dje janë publikuar 40 kontratat e para, sot 40 të tjera bëhen gjithsej 80 kontrata që Bilall Kasami i ka nënshkuar dhe që ju jep rroga disa që nuk janë as në vendin e punës./Ts

Banner

Related posts

Mexhiti sfidon Grubin: Dil të ballafaqohemi në zgjedhje në njësinë e parë zgjedhore

Gjyla Halili

Kërçovë:Tragjedi në aksident rrugor. Humb jetën babë dhe bija e mitur nga qyteti dhe dy të rinjë nga Trapçindolli…

Gjyla Halili

LETËR E BABËS DJALIT NË GYRBET

admin