AKTUALE

Zaim Beqaj:Numri 5,rastësi apo thirrje fitoreje?Një numër që mbart shumë asociacione

Nga:Zaim Beqaj

Në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor është hedhur shorti për renditjen e listave zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale në Tuz, ku Forumi Shqiptar u dekorua me numrin 5 ( pesë).
Për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 5 mars, është përcaktuar një garë mes dy koalicioneve të mëdha, si dhe disa listave që do të mund të tregojnë fuqinë e tyre në tregun politik.
Natyrisht, një vëmendje e veçantë është drejtuar drejt dy koalicioneve, atij rreth Forumit Shqiptar që përbëhet nga ASH, UNSH, LDSH dhe LDMZ dhe koalicioni rreth PDS.
Jehonë krijojnë mendine të ndryshme rreth koalicioneve të lartpërmendura.
Por nuk është në dëm të kujtojmë fjalët e njeriut të shkencës, gjeniut të madh matematikor, babait të algjebrës siç njihej në popull, Al Khwarizma, i cili thoshte se mesazhi i një partie vlerësohet në fakt nga struktura e informacionit, semantika , idetë dhe vizioneve për një të nesërme më të mirë.
Katër vitet që po lëmë pas ishin një sprovë për administratën e Bashkisë, por edhe një levë e madhe në shkallën që do të mbizotërojë dhe do të zgjedhë drejtimin për katër vitet e ardhshme.Ajo levë është në duart e qytetarëve që padyshim posedojnë pjekurinë për ta vënë në anën e duhur duke vlerësuar mundin dhe punën që ushtruan këto kater vite .
Në fund, Unioni Nacional Shqiptar bën thirrje për një fushatë demokratike dhe të ndershme, të jemi prej atyre që në debatet tona shpalosim argumentet, si ato të bazuara në karakter, ashtu edhe në ato të bazuara në ndjenja, dhe kurrë mos të përdorim gjuhën e urrejtjes.

Zaim Beqaj,
Unioni Nacional Shqiptar

Banner

Related posts

Ndalesë qarkullimi për automjetet e rënda në rrugët Kriva Pallankë – Deve Bair, Tetovë – Kodra e Diellit dhe në Pletvar, Gjavato, Strazhë dhe Mavrovë

Gjyla Halili

“𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢: 𝟓 𝐌𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬 – 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐚𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦!”

Gjyla Halili

Tirana City Talks/ Veliaj: Tirana sot shumë herë më e pastër se ç’e gjetëm, së shpejti, linja të dedikuara për autobusët

admin

Leave a Comment