Lajme

Xhulian Shabani, zv drejtor i ri i TVM-së

Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) ka vendosur sot të përzgjedhë kandidaturën e Xhulian Shabanit për pozitën e zv.drejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe në Televizionin e Maqedonisë.

Shabani është një figurë e njohur në industrinë e medias dhe marketingut në rajon, me përvojë në fushën e prodhimit televiziv, medias dhe projekteve filmike.

Ai është i lindur në Kumanovë dhe jeton në Shkup, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në iniciativa të ndryshme mediatike dhe kreative.

Përzgjedhja e kandidaturës vjen pas procedurës së zhvilluar nga Këshilli Programor i RTVM-së për plotësimin e pozitës së zv.drejtorit.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun

Admin2

Dimitrieska Koçoska: Ndryshime ligjore për përforcimin e mbikëqyrjes dhe vendosjen e standardeve më të larta për punën e shoqërive financiare

Admin2

Qamili: Buzhala e Latifi i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit përcjell Zhurnal.mk .

Admin2