AKTUALE

Xhaferi: Nëse dorëzohet propozim, seanca për rikonstruimin e qeverisë mund të mbahet të hënën

“Seanca për rikonstruimin e Qeverisë mund të caktohet për të hënën, nëse gjatë ditës së sotme ose nesër kryeministri Dimitar Kovaçevski në Kuvend dorëzon propozim për kabinetin e ri qeveritar”.

Këtë e tha kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në lidhje me përbërjen e re qeveritare.

“E kam njoftuar kryeministrin Kovaçevski për procedurën për seancën e rikonstruimit të Qeverisë pas dorëzimit të propozimit, në mënyrë që të koordinohemi. Nëse Kovaçevski si propozues e paraqet propozimin sot ose nesër, pikën për rikonstruimin e Qeverisë mund ta vendos në seancën e Kuvendit të paraparë për të hënën më 13 shkurt, ose mund të caktoj seancë të re në të njëjtën ditë”, tha Xhaferi.

Ndryshe, kjo do të jetë rikonstruimi i parë i Qeverisë së udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski. Ndryshimi në qeveri vjen pasi në negociatat me Aleancën për Shqiptarët u arrit marrëveshje për hyrjen e partisë opozitare në qeveri. Aleanca hyn në qeverinë e Kovaçevskit me dy pozita ministrore dhe një zëvendëskryeministër, me dy pozita zëvendësministrore dhe sekretar shtetëror, si dhe me disa pozita drejtorësh.

Banner

Related posts

Trafiku në mbarë vendin zhvillohet pa probleme

admin

Ndihmës drejtori i policisë së Uniformuar Argjend Osmani takon delegacionin nga Policia Federale e Republikës së Austrisë

Gjyla Halili

Osmani: Veshalla reshtohet pas misionit të madh të Frontit Europian

Gjyla Halili

Leave a Comment