AKTUALE

Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë podcastit The Rest Is Politics: Leading, ku ka folur për ato që ai i cilëson si sulme të rënda personale dhe shpifje ndaj tij.

Në një pjesë të diskutimit, Vuçiç u shpreh prerazi:

“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar – dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”.

Deklarata e tij përmban gjuhë fyese dhe akuza personale të pakonfirmuara, përfshirë edhe referenca ndaj shqiptarëve, gjë që e bën atë veçanërisht të ndjeshme në kontekstin e marrëdhënieve rajonale në Ballkan.

Në komentet e tij, Vuçiç sugjeron se kundërshtarët politikë përdorin narrativa ekstreme për ta diskredituar, duke përfshirë sulme ndaj origjinës familjare dhe motive etnike.

Deklarata pritet të ngjallë reagime të forta në opinionin publik dhe në nivel diplomatik, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë të çështjeve etnike në rajon.

Banner

Related posts

Bexheti: Nëpër qytet flitet me të madhe, që Izet Mexhiti para zgjedhjeve u ka premtuar lirimin disa personave që kanë probleme me ligjin

Gjyla Halili

Nazmi Jakurti dhe Eni Çobani dy Moderatorët e “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

Gjyla Halili

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË INAUGURIMIN E INSTITUTIT TË HIFZIT “HAFËZ REFIK AJETI” NË LIKOVË

Gjyla Halili