AKTUALE

MPB-ja njofton se nesër do të bllokohen këto rrugë të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër, e premte (31.03.2023), për shkak të paralajmërimit se do të mbahet protestë e qetë në Shkup, nëpunësit policor të SPB Shkup do të bllokojnë disa rrugë të Shkupit.

Me fillim prej orës 10:00, të bllokuara do të jenë bulevardi “Goce Dellçev” me bulevardin “VMRO”, drejt udhëkryqit në bulevardin “Ilinden” me bulevardin “Klimenti i Ohrit”.

Nga ora 16:00, për shkak të një marshi të qetë, do të bllokohen rrugët në udhëkryqin “Goce Dellçev” me bulevardin “VMRO”, drejt rrugës “Vasill Gllavinov”, në të majtë drejt rrugës “Dimitrie Çupovski” dhe me vazhdim drejt bulevardit “11 Tetori”, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelojnë deri te qytetarët që t’i zbatojnë urdhrat e policëve.

Banner

Related posts

E quajti Republikën e Kosovës “Kosova dhe Metohija”, Mexhiti: Nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar Stoilkoviqin

Gjyla Halili

BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga Vlen ndaj drejtësisë.

Gjyla Halili

U shkarkuan nga BDI sepse kishin mendim ndryshe

admin

Leave a Comment