SHQIPËRI

Vuçiq gjatë takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Koha që Kosova ta themelojë Asociacionin

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka pritur në takim emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Atyre, Vuçiq iu ka thënë se “është koha që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë.

“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Më tutje, Vuçiq ka deklaruar se ”Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset”.

Banner

Related posts

“Paga minimale brenda dy vitesh 45 mijë lekë”/ Rama: Studentët me rezultate maksimale përfitojnë nga programi i ri i bursave

admin

Veliaj uron Pashkën: Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit siç ishte

admin

Serbia goditet nga termeti

admin

Leave a Comment