SPORT

Vritet me armë zjarri ish-kampioni i botës

Kampioni i shumëfishtë i botës në disiplinën e sporteve në ring “Jiu-jitsu”, 32-vjeçari Vidadi Mardanov është vrarë të hënën në mbrëmje në Dagestan.

Mardanov ishte në të njëjtën kohë president i ligës së luftimeve NFC MMA dhe u vra me armë rreth orës katër të mëngjesit. Luftëtari i famshëm ka dalë nga shtëpia për të biseduar me dikë, por gjatë bisedës dy persona e kanë qëlluar dhe kanë ikur.

“Mardanov është thirrur për përballje dhe kur ka dalë, e kanë qëlluar dhe kanë ikur”, raportojnë mediat ruse. Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e një burri të shtrirë në rrugë, me dëshmitarët e tjerë që kanë dëgjuar më shumë se një të shtënë.

Ata shumë shpejt i identifikuan vrasësit dhe sipas mediave bëhet fjalë për Timur Asadom (27 vjeç) dhe Abdumislim Murtazalijev (23 vjeç).

Banner

Related posts

Chiesa dhe Juve në udhëkryq, kontrata skadon më 2025. Do të ketë rinovim?

admin

Rrahmani së shpejti me kontratë të re – detajet

admin

Delegacioni arab zbarkon në Francë, synon te kthehet bashkë me Mbappe

admin

Leave a Comment