AKTUALE

Vrasje e rëndë në Shkup, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë!

Dy të vrarë – J.K dhe E.I dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i sontëm i një ekzekutimi të rëndë në lokalin “Shisha Bar”, në Kalanë e Shkupit.

Gazeta KOHA merr vesh se vrasja kanë qenë më shumë se dy persona, të armatosur edhe me kallashnikov që kanë gjuajtur në drejtim të viktimave. Në vendngjarje tashmë ka dalë policia dhe krim-policia e shoqëruar nga prokurori hetues, ndërsa jozyrtarisht thuhet që viktimat janë të njohur për policinë.

Autorët e vrasjes, siç mëson KOHA, tashmë janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa për kapjen e tyre janë alarmuar të gjitha njësitet e policisë. (koha.mk)

Banner

Related posts

Pa rrymë nesër pjesë të Gjorçe Petrovit dhe Qendrës

Gjyla Halili

OVL UÇK: Caktimi i seancës në Hagë më 28 Nëntor, fyerje ndaj historisë kombëtare

Gjyla Halili

Izet Mexhiti viziton panairin e Librit: Të mburremi për librat e shkruara, të krenohemi me faqet e lexuara

admin

Leave a Comment