AKTUALE

Vranësira dhe rrebeshe shiu/ Parashikimi in motit për sot, 3 janar 2025

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Banner

Related posts

“Të bëhet një Shqipëri”! Kasami nga Stambolli kërkon bashkimin e gjithë shqiptarëve

Gjyla Halili

Mblidhet Kryesia e BDI-së në Reçicë

Gjyla Halili

Në Hungari dalja në zgjedhje ishte 77.8 për qind

Gjyla Halili