KOSOVË

Votuan 13 persona të kombësisë serbe, fitues i zgjedhjeve populli serb

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”.

“Kjo është një disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deklaroi se do t’i njohë rezultatet” e zgjedhjeve, tha Petkoviq në konferencën për media të mbajtur në Beograd.

Petkoviq tha se, sipas të dhënave të autoriteteve në Serbi, në zgjedhje kanë votuar 13 persona të kombësisë serbe.

Ai i quajti zgjedhjet “antidemokratike dhe jolegjitime”. Petkoviq kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë, që ruheshin nga Policia e Kosovës./21Media

Banner

Related posts

Vdiq shkrimtarja ukrainase pas një sulmi me raketë në Kramatorsk

admin

Ish- e dashura e zyrtarit të FBI-së jep detaje lidhur me takimet McGonigal-Rama

admin

Lladrovci përkujton heroin Shaban Polluzha, personifikimin e qëndresës kombëtare të asaj kohe

Gjyla Halili

Leave a Comment