AKTUALE

Voton Talat Xhaferi: Si Kryeministër shpreh kënaqësi për procesin e qetë zgjedhor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Ai ka reaguar pas votimit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një ditë të veçantë.

Ndër të tjera, Xhaferi ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi.

“Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tone evropiane.

Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush do të jetë në pushtet viteve të ardhshme, por në cilin drejtim do të lëvizë vendi ynë.

Si Kryeministër, shpreh kënaqësi që deri tani votimi rrjedh pa probleme dhe shpreh shpresë se procesi i përgjithshëm zgjedhor do të rrjedhë qetë”, ka shkruar Xhaferi.

https://www.facebook.com/talatxhaferi/posts/984810033016965?ref=embed_post

Banner

Related posts

Xsoundbeatz, producenti i hiteve të Medës e deri te më të rinjtë

Gjyla Halili

14 Shtatori-Sprova jonë e krenarisë kombëtare!

Gjyla Halili

USHCM feston 75 vjetorin e jubileut dhe Ditën e Cirilit dhe Metodit

Gjyla Halili