AKTUALE

Rina Ajdari takon drejtuesit e Swiss Agency for Development and Cooperation, në fokus bashkëpunimi dhe proceset demokratike

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Bashkimi Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, zhvilloi një takim të rëndësishëm me udhëheqjen e Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC).

Në takim morën pjesë Christian Frutiger, Severin Donne-Descartes dhe Lucas Ruttimann, me të cilët u diskutua për thellimin e bashkëpunimit, mbështetjen e proceseve demokratike, si dhe avancimin e standardeve dhe integritetit parlamentar.

Gjatë takimit u vlerësua roli i SDC-së si partner i rëndësishëm dhe mbështetës i proceseve reformuese, zhvillimit institucional dhe forcimit të kapaciteteve demokratike në vend.

Ja postimi plotë:

Një tjetër takim i vlefshëm me udhëheqjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Me z.Christian Frutiger, zëvendësdrejtor dhe drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit, znj. Severin Donne-Descartes, Drejtore e Departamentit të Evropës Lindore dhe z. Lucas Ruttimann, menaxher i programit, diskutuam thellimin e bashkëpunimit, mbështetjen e proceseve demokratike dhe avancimin e standardeve dhe integritetit parlamentar.

Një partner i rëndësishëm dhe mbështetës i sinqertë i proceseve reformuese, zhvillimit institucional dhe kapacitetit demokratik të vendit tonë.

Banner

Related posts

Moti i keq në Shkup: Nëntë të lënduar kërkuan ndhmë në Qendrat Spitalore, dy të lënduar më shumë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përkujton hoxhë JakupAsipin në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Gjyla Halili

Transportuesit privat dhe Qyteti i Shkupit arrijnë marrëveshje

admin