AKTUALE

19 vjet nga vdekja e Boris Trajkovskit

Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili e ka humbur jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit.

Në fatkeqësinë ajrore që ka ndodhur më 26 shkurt të vitit 2004, përpos presidentit Trajkovski, kanë humbur jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvilluar edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave kanë dalë dy raporte të ndryshme.

Në të dy raportet, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra, megjithatë, si shkak për rënien e avionit, janë theksuar gabimet e pilotit dhe mangësi të tjera indirekte të sistemit.

Në raportin e parë si shkak kryesor për rrëzimin e avionit janë theksuar “gabime proceduriale në periudhën e aterimit, për nga lartësia dhe nga vendi, në aeroportin në Mostar në fluturim të kontrolluar”.

Në raportin e dytë janë theksuar edhe disa mangësi sistematike, ndërsa është publikuar edhe transkripti i kutisë së zezë, respektivisht gjithë biseda mes pilotëve dhe biseda me kontrollin e fluturimit.

Banner

Related posts

Ajdari në takimin me Komisionin e Venecias: Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është detyrim ligjor dhe kushtetues

Gjyla Halili

Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët fitojnë Senatin, sigurojnë 51 vendet që u duhen

Gjyla Halili

Osmani: Nuk do të jemi alibi që Mickoski të pengoj euro-integrimin e shtetit

admin

Leave a Comment