AKTUALE

VLEN: Sela dhe Lloga kanë kohë deri të shtunën të ndërrojnë mendje!

Zijadin Sela dhe Krenar Lloga dolën me një alibi të lirë për të shkuar
kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Arben Taravari ua ofroi
publikisht vulat e Aleancës për Shqiptarët, nëse vërtet vendosin të
garojnë vetëm në zgjedhje. Zijadin Sela nuk deklarohet për këtë ofertë
sepse e dimë se prej kohësh ka rënë dakord që t’i shërbejë ekskluzivisht
interesave të Ali Ahmetit. Prandaj shkaktoi përçarjen në ASH. Na vjen
keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale
para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa
mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën,
nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për
listat e deputetëve për të performuar vetë.

Banner

Related posts

2 ushqimet kyçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut

admin

Ilir Hasani: Jo se nuk e kisha prit, mjafton që e nxorrën fytyrën e vërtetë

Gjyla Halili

“Oda Kërçovare” në Zvicër e nderuan mysafir nga Kërçova dhe Tirana

Gjyla Halili