AKTUALE

VLEN mblidhet sonte, Kasami: Limani dhe Fetai nuk kanë më mbështetjen e koalicionit

VLEN, në takimin e parë që nga vendimi i Alternativës për shkarkimin e organeve partiake, do të mblidhet për të konkretizuar mënyrën e funksionimit si një parti dhe përpilimin e organeve të tjera. Detaje të tjera nuk jepen meqë ata pritet të bëhen të njohura për opinionin pas takimit të sontëm.

“Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ishte shumë i prerë se çfarë nënkupton shkrirja e VLEN-it për dy anëtarët e qeverisë që duket se nuk kanë më mbështetjen e koalicionit, Fatmir Limani dhe Arben Fetai”, deklaroi Bilall Kasami, VLEN.

“Kemi paralajmëruar se në maj ose qershor do të kemi rikonstruim në qeveri dhe kuptohet që shumë çështje gjatë rikonstruimit dhe para rikonstruimit pres të vendosen në tavolinë dhe do të bisedojmë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Koalicioni VLEN ka përqafuar idenë e funksionimit me dy bashkëkryetarë, Kasamin e Mexhitin. Ndërkohë duhet të konfirmohen edhe emrat e nënkryetarëve, sekretarit të përgjithshëm dhe anëtarëve të organeve drejtuese. / Alsat.mk

Banner

Related posts

Tragjedia në Koçan, Toshkovski: Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona

Gjyla Halili

Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon

Gjyla Halili

Bekim Rexhepi: 24 vite nga Marrëveshja e Ohrit – Vijë e Kuqe

Gjyla Halili