AKTUALE

VLEN gati për lëvizjen finale: Nesër Aleanca çel betejën para takimit të liderëve të hënën!

Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, gjatë ditës së nesërme do të mbajë Kuvendin e Partisë, ku anëtarësia do të informohet për rrjedhën e negociatave që grupi i deputetëve të Aleancës ka zhvilluar me partitë tjera të koalicionit VLEN lidhur me modalitetin e daljes në zgjedhjet lokale, shkruan 3-shi.net.

Në këtë takim pritet të diskutohet dhe të përcaktohet qëndrimi i partisë: nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it për zgjedhjet lokale apo do të mbeten në qëndrimin për të dalë me lista të ndara.

Pavarësisht vendimit që do të marrë Aleanca për Shqiptarët, partnerët e tjerë të koalicionit VLEN mbeten të unifikuar në qëllimin e tyre për të dalë bashkë në zgjedhjet lokale dhe për t’i dhënë goditjen e fundit BDI-së, e cila, sipas tyre, tashmë është shndërruar në një kufomë politike.

Ky Kuvend do t’i paraprijë takimit të liderëve të koalicionit VLEN, i cili pritet të mbahet të hënën.

Banner

Related posts

Abdixhiku: Paaftësia e Qeverisë po na kushton

admin

Dimitrievski: I vetmi koalicion me të cilin do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë qytetarët

admin

FOTO TË MEHMET HAJRIZIT GJATË FJALIMIT NË GJILAN NË NDERIM TË VITIT TË MADH 1981

Gjyla Halili